Sport

Barça ofron një lojtar, plus para për Griezmannin

Skuadra e Barcelonës është e vendosur për ta transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann në fund të këtij edicioni në "Camp Nou", përcjell "Don Balon".

Griezmann ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, kurse Barcelona për transferimin e tij ka ofruar një futbollist, plus para.

Mësohet se Barça i ka dhënë Atleticos mundësinë e zgjedhjes së lojtarit, pasi i ka ofruar njërin mes Ousmane Dembele, Andre Gomes e Gerard Deulofeu.

Griezmann ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 31 ndeshje në të gjitha garat.