Sport

Heroi turk e ka të pamundur të kthehet në atdhe

Descriptive Text

Është një fotografi shumë e famshme në Turqi që është bërë në dasmën e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të këtij shteti, lojtarit që ka fituar Kupën e UEFA-s dhe ka luajtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Në fotografi Hakan Shukur është përkrah dy dëshmitarëve, presidentit të shtetit Recep Tayyip Erdogan dhe predikuesit Fethullah Gulen.

Martesa supozohet të jetë një nga pikat kryesore në jetën e një njeriu, por kështu nuk funksionoi edhe për Shukurin, shkruan Koha Ditore.

Gruaja që u martua atë ditë ka vdekur, babai i Shukurit gjendet në burg, derisa ish-lojtari që ka 112 paraqitje me Turqinë gjendet në azil.

Nëse ndonjëherë kthehet në Turqi, Shukur menjëherë do të arrestohet dhe do të përballet me akuzat për fyerje ndaj presidentit Erdogan dhe rebelim ndaj qeverisë turke.

Burgimi i përjetshëm do të ishte i sigurt për të, por Shukur mund të përballet edhe me dënimin me vdekje. Ai kurrë më nuk do ta shohë babanë e tij dhe po ashtu ka humbur famën që e kishte. Shukur e ka humbur përgjithmonë Turqinë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)