Sport

Rusia në shok pas rastit të dopingut në Pyeongchang

Sportistët rusë dhe zyrtarët sportivë kanë shprehur mosbesimin e tyre të hënën që një nga medalistët e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore po hetohet me dyshimin për përdorim të dopingut, një skandal që do të bllokonte edhe më tej tentimet e Rusisë për të kthyer statusin e saj të plotë olimpik.

Alexander Krushelnitsky, që garon në karling, një nga sportet me më së paku aktivitet fizik në Lojërat Olimpike Dimërore, dyshohet se është testuar pozitiv për meldonium, një substancë e ndaluar e që rrit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson kapacitetin stërvitor, shkruan Koha Ditore.

"Është budallallëk, por Alexander nuk është budalla, kështu që nuk e besoj këtë", ka thënë trajneri rus në karling te femrat, Sergei Belanov.

Të njëjtit mendim kanë qenë edhe shumë sportistë të karlingut që nuk kanë mundur të besojnë se pse dikush duhet të përdorë një substancë që ndihmon në qëndrueshmëri në një sport që është si një lloj shahu në akull, ku e gjitha që duhet është koncentrimi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore).