Mungesa e Bamforthit u bën vend Jonesit e Sinës

Mungesa e Bamforthit u bën vend Jonesit e Sinës

20 shkurt 2018 09:05

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg, është "kursyer" nga dilema nëse do të zgjedhë Scott Bamforthin apo Shawn Jonesin për ndeshjet me Poloninë e Lituaninë.

Dy amerikanët e klubit italian Dinamo Sassari ishin në listën prej 13 lojtarëve që Greenberg kishte përzgjedhur për dy ndeshjet e këtij muaji, që i takojnë raundit të parë të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2019 në basketboll, shkruan Koha Ditore.

Por të hënën është bërë e ditur nga Federata e Basketbollit të Kosovës se në drejtim të Polonisë ka udhëtuar vetëm qendra Jones e jo edhe fundori Bamforth.

Kosova të hënën është grumbulluar në Torun të Polonisë. Me Poloninë përballet të premten në Wloclawek, ndërsa të hënën tjetër luan në Klaipeda ndaj Lituanisë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme