Sport

Barcelona nuk ka pranuar ofertë për Iniestan

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka insistuar se skuadra katalonjase nuk ka pranuar asnjë ofertë për kapitenin Andres Iniesta, me gjithë raportimet në mediumet spanjolle.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se Iniesta 33-vjeçar është duke u kërkuar nga skuadra të Superligës së Kinës, që planifikojnë t'i ofrojnë atij pagë masive, shkruan “Koha Ditore”.

“Nuk ka pasur asnjë ofertë, po të kishte do të mundë të flisnim për këtë. Nuk kam asgjë për të thënë për momentin. Andres është lojtar i skuadrës sonë, është në nivel shumë të lartë dhe kjo është e gjitha që them”, ka deklaruar Valverde, përcjellin mediumet spanjolle.