Sport

Atleti Izmir Smajlaj i siguron Shqipërisë medaljen e dytë të artë në Stamboll

Descriptive Text

Tjetër medalje e artë për Shqipërinë në kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Pas Luiza Gegës, që fitoi të artën në garën e 3000 metrave me kohën 9 minuta e 6 sekonda, në shkallën më të lartë të podiumit u ngjit edhe Izmir Smajlaj.

Atleti shkodran i kërcimit së gjati kërceu 7 metra e 80 centimetra, duke mbrojtur titullin kampion që fitoi një vit më parë në Beograd, transmeton SS.

Ky rezultat nuk është ai që pretendon realisht kampioni shkodran, por që mjaftoi për të fituar medaljen e artë edhe në Stamboll.

Dy vendet e para të siguruara nga Gega dhe Smajlaj janë arritje e madhe për atletikën shqiptare, që pavarësisht kushteve aspak të përshtatshme për stërvitje, arrin të sigurojë medalje të artë në mitingjet ndërkombëtare.