Sport

Feniksi fiton Kupën e Kosovës në futsall, mposht thellë Besën

Feniksi është kampion i Kupës së Kosovës në futsall, pasi në finalen e sotme në Prishtinë e mposhti thellë Besën e Pejës.

Ekipi nga Drenasi shënoi fitore prej 6 me 0 në finalen që u zhvillua në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Shqipron Brahimi në minutën e 11, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Për golin e dytë u përkujdes Mentor Mejzini, i cili realizoi në minutën e 30, kurse pas minutave Dardan Topilla shënoi për 3 me 0. Dy gola të tjerë i shënoi Agushi, dhe një gol shënoi Petroviq.

Feniksi thotë se gjysma e punës është kryer për këtë edicion, pasi është arritur njëri nga objektivat e klubit.

“Skuadra jonë mbaroi 50 për qind të punës për këtë edicion duke fituar Kupën e Kosovës në futsall. Me dy gola nga F. Agushi dhe nga një gol të M. Mejzini, D. Topilla, Shq. Ibrahimi dhe D. Petroviq, fitorja e thellë ishte vulë e synimit tonë edhe drejtë titullit kampion. Do theksuar dhe faktin e golit të paprekur nga portieri F. Gashi që poashtu ishte qëllim kolektiv i skuadrës në këtë finale”, thuhet në një postim të Feniksit në Facebook.

{gallery}