Sport

Roma mposht Udinesen

Roma ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim tek Udinese.

Skuadra nga kryeqyteti italian e dominoi takimin dhe pati më shumë raste shënimi, duke fituar në fund me rezultat 0 me 2, transmeton Koha.net.

Turku Cengiz Uder shënoi golin e parë për Romën kur po zhvillohej minuta e 70, pas asistimit nga kapiteni De Rossi.

Kurse golin e dytë e shënoi Perotti në minutën e 90+1.

Me këtë fitore Roma e kalon Interin në tabelën e klasifikimit dhe tani ka 50 pikë në vendin e tretë, dy më shumë se Interi. Kurse Udinese në vendin e dhjetë ka 33 pikë.