Reali nuk e dëshiron Pogban

Reali nuk e dëshiron Pogban

17 shkurt 2018 11:19

Paul Pogba nuk do të jetë në radarët e Real Madrid në merkaton e verës. Ky është raportimi që bën gazetari i njohur spanjoll Guillem Balague, për SkySports në Angli.

Marrëdhëniet e acaruara që mediat britanike kanë raportuar javën e fundit, pas zëvendësimit që Muorinho i bëri francezit në ndeshjet me Tottenham dhe Newcastle, ngritën aludimet se mesfushori po mendon divorcin në fund të sezonit, me një destinacion të mundshëm drejt Real Madrid.

“Nuk janë të dhëna që të mendosh që nuk futbollist do të largohet nga skuadra. Këtu nuk ka çështje. Shumë aludojnë për një largim nga skuadra, duke ju referuar një raporti të L’Equipe, sipas së cilës nuk i pëlqen pozicioni në fushë”, shprehet Guillem Balague. Më tej gazetari spanjoll bën edhe një analizë të detajuar për projektimet e merkatos të skuadrës madrilene.

“Real Madrid pritet të bëjë disa lëvizje në merkaton e verës së ardhshme dhe nuk mund të shpenzojnë kaq shumë para për francezin. Emrat që lakohen më shumë janë të Hazard, Courtois dhe De Gea dhe Pogba nuk mund të jetë një objektiv i merkatos. Mos harroni që vlera e Pogba nuk është më 100 milionë euro”, tha Balague.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme