Sport

Napoli pëson në shtëpi nga Leipzigu

Napoli ka humbur sfidën e parë në 1/16 së finales në Ligën e Evropës ndaj Leipzigut, duke rrezikuar të eliminohet.

Napoli kaloi së pari në epërsi përmes Ounasit në minutën e 52, megjithatë klubi gjerman u kundërpërgjigj duke shënuar tre herë, transmeton Koha.net.

Dy gola u shënuan nga Werneri, kurse tjetrin e shënoi Bruma.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Gjermani.