Sport

Unai Emery: Mund ta përmbysim rezultatin në Paris

Trajneri i PSG-së, Unai Emery është optimist se ekipi i tij mund ta përmbysë disavantazhin e dy golave ndaj Realit në ndeshjen e kthimit.

PSG-ja pësoi 3 me 1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve nga Reali, transmeton Koha.net.

Emery thotë se ekipi i tij nuk e meritoi këtë humbje të tillë, pasi luajti ndeshje shumë të mirë.

“Ekipi im luajti ndeshje të mirë, është një rezultat i ashpër për ta marrë. Futbollistët luajtën me personalitet, ndoshta na mungoi finalizimi. Mendoj se merituam rezultat më të mirë për performancën tonë, ndeshja u vendos nga detaje të vogla. Po mendoj për shanset që kemi në vendin tonë para fansave tonë. Kemi shansin ta përmbysim rezultatin. Momentalisht jam optimist për ndeshjen e dytë. Rezultati është 3 me 1, por lojën që bëmë nuk e reflekton rezultatin”, është shprehur Emery.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 6 mars në “Parkun e Princave”.