Sampaoli joshet nga posti i trajnerit të Barcelonës

Sampaoli joshet nga posti i trajnerit të Barcelonës

17 shkurt 2017 18:51

Jorge Sampaoli nuk ka përjashtuar mundësinë që një ditë të jetë trajner i Barcelonës, por ka insistuar se është i përqendruar te Sevilla.

Në javën kur Barcelona u poshtërua 4 me 0 nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, argjentinasi është njëri prej trajnerëve që flitet se do ta zëvendësojë Luis Enriquen te Barça.

Sevilla është vetëm dy pikë prapa Barcelonës në La Liga dhe është Sampaoli ai që i ka ndihmuar ekipit të sigurojë 42 pikë në ligë.

Sampaoli ka distancuar veten nga raportimet se ai është kandidat për postin e trajnerit të Barçës duke thënë: “Nuk duhet t’i jap sqarime askujt. Nuk kam të bëjë asgjë me ato që janë thënë”.

“Jam i përqendruar të vazhdojë punën për të konsoliduar një ide këtu, në klubin që më solli mua në Europë. Është e vërtet se ky profesion është për të tashmen dhe realitetin, por të nesërmes kurrë nuk i dihet”.

© KOHA

comments powered by Disqus
Të ngjashme