Pochettino: Tottenhami e meritoi fitoren ndaj Juves

Pochettino: Tottenhami e meritoi fitoren ndaj Juves

13 shkurt 2018 23:53

Mauricio Pochettino ka përgëzuar lojtarët e tij të Tottenham Hotspurit në barazimin 2 me 2 ndaj Juventusit, duke pohuar se ekipi e meritoi fitoren.

Londinezët pësuan dy gola në nëntë minutat e parë të takimit, por u rikthyen përmes golave të Harry Kane dhe Christian Eriksenit.

“Ndeshje fantastike. Ishim të ngathtë dhe pësuam dy gola në nëntë minuta, por karakteri që shfaqëm ishte fantastik. Dua të përgëzoj lojtarët nga 2 – 0 disavantazh me një kundërshtar të vështirë. E merituam fitoren më shumë sesa barazimin”, ka thënë Pochettino.

“Jemi më të pjekur. Ndeshjet e kaluara ekipi u ngrit shumë. Është mirë për kapacitetin që kemi. Ekipi ishte i mrekullueshëm për mënyrën e reagimit. Duhet pak fat në futboll. Ndeshja është e hapur, Juventusi është ekip i madh. Shpresojmë të fitojmë në Wembley”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme