Arsenali shqyrton largimin e Wengerit nëse dështon për “Champions”

Arsenali shqyrton largimin e Wengerit nëse dështon për “Champions”

13 shkurt 2018 20:50

Arsene Wengeri është në presion të shtuar për t’ia siguruar Arsenalit një vend në Ligën e Kampionëve, përndryshe, klubi londinez pritet të shqyrtojë më herët vendimin për të ardhmen e tij.

Londinezët dëshirojnë t’i shmangen paqartësive që u krijuan në Premier Ligë sezonin e kaluar me kontratën e Wengerit, i cili tani është në presion për të shpëtuar punën e tij.

Një numër i hierarkisë së klubit preferon që e ardhmja e francezit të vendoset para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Wengeri dëshiron që të skadojë kontrata e tij, derisa Daily Mail raporton se Arsenali ka filluar strategjinë e largimit të francezit gjatë verës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme