Femrat po shkojnë drejt barazisë gjinore

Femrat po shkojnë drejt barazisë gjinore

13 shkurt 2018 12:26

Sportistet në Lojërat Olimpike Dimërore janë duke bërë histori në garë për barazi gjinore, por me botën e sportit të goditur nga skandali i abuzimeve seksuale, ekspertët thonë se më tepër femra duhet të jenë në krye.

Për herë të parë në histori të Lojërave Dimërore ka gati po aq sportiste sa sportistë, ku femrat përbëjnë 43 për qind të të gjithë sportistëve në Lojërat në Pyeongchang në Kore të Jugut, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), shkruan Koha Ditore.

Nga skuadra e Nigerisë në bobsleigh e deri te tinejxherja Maame Biney - afro-amerikania e parë që ka arritur në skuadrën olimpike të SHBA-së në patinazh të shpejt në shteg të shkurtër - sportistet në Lojërat Olimpike janë po ashtu duke shijuar një ekspozim të paparë medial, kanë thënë hulumtuesit.

Angela Ruggiero, zyrtare e IOC-së, ka thënë se arritja e barazisë gjinore në Lojërat Olimpike ka qenë gjithmonë prioritet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme