Mason pensionohet pas lëndimit të rëndë në kokë

Mason pensionohet pas lëndimit të rëndë në kokë

13 shkurt 2018 12:22

Mesfushori i Hull Cityt, Ryan Mason, është pensionuar nga futbolli në moshën 26-vjeçare pas këshillave të mjekëve, për shkak të lëndimit serioz të pësuar në kokë vitin e shkuar.

Futbollisti ishte lënduar në një përplasje kokash me Gary Cahillin e Chelseat në janar të 2017-s.

Mason ishte operuar menjëherë dhe ka qëndruar nën kujdes mjekësor për një vit. Ai priste rikthimin më 2018, por tani ka vendosur të largohet nga futbolli në tërësi.

“Mund të konfirmoj se pas këshillave të specialistëve kam vendosur të pensionohem nga futbolli profesional. Kam punuar palodhshëm në mënyrë që të kthehem në fushë. Fatkeqësisht, pas këshillave mjekësore të marra nuk kam opsion tjetër, pos pensionimit për shkak të rreziqeve nga ky lëndim”, ka njoftuar futbollisti.

Mason kishte nisur karrierën te Tottenhami, por dështoi të siguronte vend në ekipin e parë dhe u largua nga klubi më 2016 në drejtim të Hull Cityt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme