Wust futet në histori me medaljen e dhjetë olimpike

Wust futet në histori me medaljen e dhjetë olimpike

13 shkurt 2018 14:03

Patinazhistja holandeze Ireen Wust ka siguruar vendin në histori, duke fituar medaljen e dhjetë olimpike në patinazh të shpejtë.

Ajo triumfoi të hënën në garën në 1 500 metra, në arenën në Gangneung, shkruan Koha Ditore.

Wust, që është sportistja e parë holandeze që ka fituar pesë medalje të arta dhe olimpistja më e dekoruar holandeze me dhjetë medalje në total, hyri në finish me kohë 1:54.35 minuta, duke lënë prapa japonezen Miho Takagi që fitoi të argjendtën.

Medalja e bronztë olimpike i takoi holandezes Marrit Leenstra, duke i siguruar Holandës kështu medaljen e gjashtë në tri gara në patinim të shpejtë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme