Sport

Serena luan meçin e parë zyrtar, pesë muaj pas lindjes

Ish-tenistja numër një në botë Serena Williams ka bërë rikthimin në gara pas pesë muajve jashtë tenisit, pasi ishte bërë nënë për herë të parë.

Ajo luajti me motrën e saj Venus Williams në çifte për skuadrën e SHBA-së në Fed Cup, shkruan Koha Ditore.

Ishte një ndryshim i momentit të fundit i përbërjes, pasi amerikanet kishin siguruar fitoren ndaj Holandës. Në duelin në çifte motrat Williams pësuan 6:2, 6:3.

Por kjo nuk kishte të bënte fare me rezultatin, siç u demonstrua edhe me ovacionet dhe duartrokitjet për të pritur sërish në arenën e tenisit Serenan, fituesin e 23 turneve Grand Slam në konkurrencë individuale... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)