Sport

Festivali e Panairi afrojnë qytetarët me sportin

Interesimi i qytetarëve ishte i madh në hapje zyrtare të Festivalit Olimpik dhe Panairit të Sporteve.

E madhe ishte edhe dëshira e fëmijëve për t'i provuar aftësitë e tyre në sporte të ndryshme e në veçanti në patinazh, sportin jo të popullarizuar dhe të praktikuar në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Hapja zyrtare e festivalit olimpik "Pyeongchang 2018" dhe Panairit të Sportit u bë të hënën në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.

Për t'i promovuar sportet e tyre, në Panairin e Sporteve po marrin pjesë 13 federata. Secila prej tyre të hënën ka vendosur nga një tendë në shesh, derisa afër tyre gjendet një fushë e improvizuar e patinazhit dhe e karlingut...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)