Sport

Chelsea fiton bindshëm, kthehet në top-katërshe

Chelsea ka fituar 3 me 0 ndaj West Bromwich Albionit në xhiron e 27-të të Premier Ligës për t’u kthyer në top-katërshe.

Eden Hazard me dy gola dhe një tjetër i Victor Moses i dhanë fitoren e parë Chelseat pas dy humbjeve rresht.

Në tabelë, “Blutë” kanë 53 pikë në pozitën e katërt. Një pikë më shumë ka Liverpooli në pozitën e tretë e Manchester Unitedi ka 56 në pozitën e dytë. City është larg i pari me 72 pikë.