Sport

Milani heq dorë nga Conte, ia zgjat kontratën Gattusos

Milani raportohet se ka hequr dorë nga kërkimi i trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, duke menduar t’i zgjasë kontratën Gennaro Gattusos.

Skuadra italiane thuhej se dëshironte Conten nëse ai do të largohet nga Chelsea këtë sezon, por “Evening Standard” tani raporton se ndeshjet e fundit të Gattusos kanë bindur krerët e Milanit për kontratë të re.

Gattuso ka kontratë deri në fund të sezonit, por ai ka udhëhequr klubin në një seri prej tetë ndeshjeve pa humbje dhe pritet të shpërblehet me kontratë të re dyvjeçare.