Sport

Carvajal e vlerëson Neymarin si të pandalshëm

Descriptive Text

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se nuk ka mënyrë për të ndalur sulmuesin brazilian të Paris Saint-Gemainit, Neymar. Ai shpreson që braziliani të jetë në një natë të keqe kur Reali do të ndeshet me Parisin të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Neymar, të cilin PSG-ja e transferoi në verën e vitit të kaluar për shumë rekorde prej 222 milionë eurosh, do të luajë kundër Real Madridit në krahun e majtë, shkruan “Koha Ditore”. Normalisht do të duhej të kishte përballë Carvajalin, mirëpo ky i fundit është i suspenduar për ndeshjen e parë. Kështu që Neymar do të ketë përballë Nacho Fernandezin apo Achraf Hakimin.

“Unë nuk e di se cili nga ata dy do të luajë, të dy janë në gjendje të luajnë. Kur luan kundër Neymarit nuk ka recept për të ndalur atë, thjesht shpresoj që nuk është në lojën e tij. Në këtë përballje nuk ka favorit. Ndeshja është shumë e ngushtë. Përballjet e tilla vendosen nga detajet më të vogla. Ne do të mundohemi të mos bëjmë gabime”, ka thënë Carvajal për mediumet spanjolle.

Real Madridi ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi të mërkurën, ndërsa atë të kthimit në Paris e luan më 6 mars... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)