Sport

Barcelona dështon të shënojë në La Liga për herë të parë këtë stinor

Descriptive Text

Barcelona ka dështuar të shënojë gol në një ndeshje në La Liga për herë të parë këtë stinor, ndërsa ka barazuar 0:0 në shtëpi ndaj Getafes të dielën, duke lënë katalonjasit shtatë pikë në epërsi në krye të renditjes në kampionatin spanjoll.

Philippe Coutinho ishte pranë golit me një gjuajtje nga distanca, që me shumë mund u prit nga Vicente Guaita, ndërsa portieri i Gatefas po ashtu ndali një gjuajtje me kokë të Yerri Minas dhe një tentim në fund të ndeshjes nga Luis Suarez, shkruan “Koha Ditore”.

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk ishte në ditën e tij më të mirë, ndërsa kthimi i Ousmane Dembeles pas një pushimi shkaku i lëndimit, po ashtu nuk ndihmoi skuadrën katalonjase.

Pasi që Atletico Madrid kishte fituar të shtunën me shifrat 1:0 në udhëtim ndaj Malagas, barazimi i Barcelonës nënkupton se tash Atletico ka shkrirë disavantazhin në shtatë pikë.

Barcelona pas 23 xhirove ka 59 pikë, ndërsa Atletico zë vendin e dytë me 52 pikë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, u detyrua të aktivizojë mbrojtësin anësor Lucas Digne në qendër të mbrojtjes përkrah transferimit të janarit Yerry Mina, që po bënte debutimin e plotë, për shkak të lëndimeve të Gerard Piques e Thomas Vermaelenit dhe suspendimit të Samuel Umtitit.

Mirëpo, mbrojtja e improvizuar ishte solide dhe Getafe pati shumë pak raste shënimi. Më të mirin e pati Angel Rodriguez, gjuajtja e të cilit në çastet e fundit ishte bllokuar nga Mina... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)