Sport

Pranvera nis me një top-ndeshje

Descriptive Text

Pjesa pranverore e garave në futbollin kosovar do të nisë me një top-ndeshje. Përballë do të jenë dy skuadrat që synim kanë daljen në Evropë.

Evropa sigurohet me titull apo Kupë, ndërsa Trepça '89 apo Llapi të mërkurën do të përshëndeten nga njëra prej këtyre dy garave, përkatësisht nga gara për Kupë të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kampionia aktuale, Trepça '89 dhe kampioni vjeshtor, Llapi takohen mes vete të mërkurën në “Riza Lushta” në Mitrovicë në kuadër të rrethit të katërt të Kupës së Kosovës në futboll. Në këtë rreth luhet vetëm nga një ndeshje. Ndeshjet e së mërkurës janë të parat për vitin 2018 në futbollin kosovar. Gara në Superligë vazhdon fundjavën e ardhshme.

89-shi hynë i favorizuar paksa, pasi luan në stadiumin e vet, stadium në të cilin Llapi vjet e humbi finalen e Kupës nga Besa.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pranon se dueli kundër 89-shit nuk do të jetë aspak i lehtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)