Sport

Barcelona 80 milionë euro për Skriniarin, Interi kërkon zëvendësuesin

Klubi spanjoll, Barcelona duket se është duke përgatitur një super-ofertë për Milan Skriniar të Interit.

Sipas mediave italiane, Barcelona është e vendosur t’i shpenzojë 80 milionë euro për të blerë Skriniar nga ‘Nerazurët’, duke bërë që klubi italian të kthehet kah Stefan De Vrij si zëvendësim i Skrinarit, transmeton kp.

Interesimi për Skriniar vazhdon të rritet për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Serie A këtë sezon të garave.

Forma e lartë e Skriniar ka bindur klubin katalunas që të përgatisin një superofertë për lojtarin. Ndërkohë, krerët e Interit duket se janë të vetëdijshëm se mund ta humbasin Skriniarin, andaj janë hedhur në kërkim të pasuesit të tij.