Sport

Neziraj përmes Kosovës e synon kthimin në Superligën e Zvicrës

E shkurtër ishte periudha që Haxhi Neziraj e pati në Superligën e Zvicrës në futboll. Shkurt pret të qëndrojë edhe në Superligën e Kosovës për t'u kthyer sërish në nivele të larta të futbollit evropian.

Mesfushori 24-vjeçar - që në ditën e fundit të afatit kalimtar në Kosovë iu bashku Dritës së Gjilanit nga skuadra e Superligës së Shqipërisë, Flamurtari i Vlorës - paraqitjen e fundit në elitën e futbollit zviceran e pati më 13 gusht të vitit 2014. Minutat e fundit për Luzernin i luajti përballë Vaduzit, ndeshje kjo që kishte përfunduar me rezultatin 1:1, shkruan sot Koha Ditore.

Neziraj insiston se nuk është edhe ndeshja e tij e fundit në këtë nivel garash. Kthimin në Zvicër synon ta arrijë sërish nga futbolli i Kosovës.

"Futbolli është i paparashikueshëm, andaj asnjëherë nuk mund të parashikosh gjërat. Kosova nuk është kampionat që mund të vish në fund të karrierës. Unë jam këtu dhe mund të mos jem edhe gjatë. Synimet e mia janë që të arrij përsëri të luaj në nivele të larta. Rikthimin tim në Zvicër mund ta bëj në të ardhmen, por aktualisht jam te Drita", ka thënë Neziraj.

Ai tregon pse vendosi t'i bashkohet Dritës...(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).