Sport

Bayerni kërkon portierin e Barcelonës

Mundo Deportivo raporton se Bayern Munich po kërkon shërbimet e portierit të Barcelonës, Jasper Cillesen.

Sipër të përditshmes katalunase gjiganti bavarez është duke e vëzhguar nga afër situatën e holandezit te Barcelona, i cili ka vetëm nëntë paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, transmeton Koha.net.

Ai luan në Kupën e Mbretit më së shumti, përderisa Marc-Andre ter Stegen është zgjedhja e parë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.