Sport

Juve fiton derbin ndaj Fiorentinës

Juventusi ka arritur të marrë pikët e plota në “Artemio Franchi” të Fiorentinës.

Bianconerët arkëtuan pikët e plota duke fituar 0 me 2, raporton Koha.net.

Ishte ish-ylli i Fiorentinës, Federico Bernardeschi që i dha epërsinë Juventusit duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në mintuën e 56.

Golin e dytë dhe përfundimtar në këtë takim e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 85 pas asistimit nga Chiellini.

Pas kësaj fitore Juve merr kreun me 62 pikë, 2 më shumë se Napoli që do të përballet me Lazion. Fiorentina në vendin e 11 ka 31 pikë.