Sanchez: Erdha për të fituar gjithçka tek Unitedi Foto: Reuters

Sanchez: Erdha për të fituar gjithçka tek Unitedi

09 shkurt 2018 22:37

Alexis Sanchez thotë se u transferua te Manchester Unitedi për shkak të trofeve, dhe synon të fitojë gjithçka me klubin nga Old Trafford.

“E mendoj Unitedin që kur isha fëmijë, dhe nuk po e them këtë për shkak se jam këtu, jam i sinqertë dhe asnjëherë nuk gënjej, mendoj se është klubi më i madh në Angli. Kjo është ajo që mendoj. Ka shumë klube të mëdha, dhe kam luajtur për Arsenalin që është njëri prej tyre. Është klub i madh dhe isha aty. Mendoj se Unitedi duhet të fitojë gjithçka pasi është klub aq i madh”, është shprehur ai për Sky Sports.

Sanchez, që u bashkua në afatin kalimtar të janarit me Unitedin nga Arsenali, thotë se trofetë ishin motivi i vetëm për t’u transferuar te Unitedi.

“Kam ardhur këtu që të fitoj trofe. U largova nga Arsenali sepse dëshiroja të zhvillohesha dhe të mësoja si lojtar, dhe të bëja përvojë te një klub i ri. Manchester Unitedi është klub i madh në skenën botërore. Kam ardhur të fitoj gjithçka, përndryshe s’do të vija këtu”, është shprehur Sanchez.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme