Tifozi bie nga tribuna duke festuar

Tifozi bie nga tribuna duke festuar

09 shkurt 2018 22:07

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para fundit të ndeshjes së Superiores mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, që është luajtur në Korçë.

Pas shënimit të golit të avantazhit nga korçarët, me anë të Muzakës, lojtarët u drejtuan drejt bankinës poshtë tribunës VIP për të festuar bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve.

Pikërisht këtu ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë. Një i afërm i mbrojtësit të Skënderbeut, Tefik Osmani, i pranishëm në shkallët e tribunës për të ndjekur ndeshjen, është rrëzuar nga tribuna në momentin e festimit, transmeton TCH.

Osmani është parë i tronditur pas këtij episodi, ndërsa një autoambulancë shkoi menjëherë në ndihmë. Lojtari, pak minuta më pas u zëvendësua nga trajneri Daja.

Gjendja e të afërmit të futbollistit raportohet të jetë e mirë, ndërsa është transportuar për në spital.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme