Sport

Ghoulam jashtë për një vit?

Mbrojtësi i majtë i Napolit, Faouzi Ghoulam mund të jetë jashtë fushës së gjelbërt për një vit, për shkak të lëndimit të gjurit, raportojnë mediat italiane.

Megjithatë ende një konfirmim zyrtar nga Napoli nuk ka ardhur për lëndimin e tij, transmeton Koha.net.

Sport Mediaset e krahason lëndimin e tij me atë të Michael Krohn-Dehlit dhe Daniele Capellit.

Krohn-Dehli kishe humbur sezonin e plotë 2016-17 me thyerje të kupës së gjurit, dhe me të njëjtin problem e kishte humbur pothuajse një vit në rikuperim edhe Capilla.

Raportohet se Napoli tani është në kërkim të një lojtari të lirë, dhe është vënë pas ish-mbrojtësit të Atleticos, Guilherme Siqueira dhe ish-lojtarit të Sevillës, Benoit Tremoulinas.