Sport

Mahrez rikthehet në stërvitje

Mosmarrëveshjet mes Leicester Cityt dhe Riyad Mahrez duket se kanë marrë fund, pasi algjeriani është rikthyer në stërvitje pas më shumë se një javë mungese.

Futbollisti algjerian i cili nuk u paraqit për gjashtë ditë më radhë në stërvitje, iu bashkua ekipit në stërvitje sot duke u dhënë fund polemikave mes tij dhe klubit që ishin temë diskutimi në Angli, transmeton kp.

Trajneri Claud Puel tashmë mund të mbështet sërish te Mahrez duke filluar që nga ndeshja e radhës ndaj Manchester Cityt, pikërisht Citiziens mund të ishin skuadra e Mahrez nëse Leicester do kishte pranuar ofertën e tyre prej 70 milionë eurosh për lojtarin në afatin kalimtar të janarit.