Alderweireld i frikësohet shpejtësisë së Aubameyangut Foto: Reuters

Alderweireld i frikësohet shpejtësisë së Aubameyangut

09 shkurt 2018 16:19

Nesër zhvillohet derbi i Londrës, mes Tottenhamit dhe Arsenalit.

Dy rivalët e veriut të Londrës do të masin forcat në Wembley. Arsenali i përforcuar me Pierre Emerick-Aubameyang, ka dhënë një sinjal të fortë, duke shkatërruar Evertonin javën e shkuar 5:1.

Sipas mbrojtësit të Tottenham, Toby Alderweireld, do të jetë shumë e vështirë për ta ndalur Aubameyangun, që është edhe rreziku kryesor për skuadrën e tij, transmeton kp.

“Ai është shumë i shpejtë, vrasës para golit, thënë ndryshe një lojtar i kompletuar”, ka deklaruar Alderweireld për Sky Sports.

“Aubameyang po ka kalon një moment të mirë dhe ne e dimë që do ta kemi të vështirë për ta ndalur, por do të bëjmë më të mirën. Duhet të luajmë mençur. Në lojën një për një, ai të kalon pothuajse gjithmonë, prandaj duhet të lexojmë lëvizjet e tij më herët në mënyrë që ta ndalim”, ka theksuar ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme