Sport

Antonio Conte konfirmon largimin e sulmuesit nga Chelsea

Descriptive Text

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka njoftuar se Dominic Solanke me shumë gjasë do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Kontrata e 19-vjeçarit skadon në qershorin e këtij viti derisa Chelsea nuk ka shprehur dëshirë për vazhdimin e kësaj kontrate, pasi Solanke ka kërkuar 50 mijë funte në javë.

Anglezi është lidhur me një transferim te Liverpooli ndërsa Conte ka konfirmuar se lojtari është duke menduar largimin nga klubi.

“Mendoj se [largimi] është dëshira e tij. Kam folur me të dhe kam tentuar ta kuptoj dëshirën e tij. Por duhet të respektojmë vendimin e çdo lojtari”, ka thënë Conte.