Thaçi mbërrin me vonesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore

Thaçi mbërrin me vonesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore

09 shkurt 2018 13:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Pyeongchang të Koresë së Jugut, aty ku po zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi po merr pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore.

Gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, presidenti Thaçi do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje skitarit Albin Tahirit, i cili përfaqëson shtetin tonë në këtë olimpiadë.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.

Komentet

Hasani09/02/2018 16:00

Qysh paska guxu me shku Hashimi ne Kore . A e din ai se Koreanet e hane mishin e qenit!

Shto koment

Të ngjashme