Lewandowski mohon interesimin për Realin

Lewandowski mohon interesimin për Realin

09 shkurt 2018 11:58

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka insistuar se nuk është i interesuar për raportimet që e lidhin atë me një transferim te Real Madridi.

Polaku vazhdimisht përmendet si cak i “Mbretërve” për zëvendësimin e Karim Benzemas, por Lewa është lodhur nga këto raportime, duke thënë se është i gatshëm për qëndrim në Allianz Arena.

“E di për situatën, çdo vit ne flasim për të njëjtën gjë. Nuk jam i interesuar në spekulime dhe nuk do të them asgjë më shumë. Nuk kam ide [nga vijnë këto raportime]. Mendoj se edhe kjo është pjesë e spekulimit”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme