Dy Koretë shtrëngojnë duart

Dy Koretë shtrëngojnë duart

09 shkurt 2018 11:06

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in ka shtrënguar duart me prijësin shtetëror të Koresë Veriore, Kim Yong Nam, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Kim Yong Nam, i cili zyrtarisht do t’i prij delegacionit diplomatik të verikoreanëve në Lojëra, është takuar me Moonin në mikpritjen e liderëve në ceremoninë hapëse në Pyeongchang.

Në këtë ceremoni nuk u shfaq Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ajo është pjesë e këtij delegacioni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme