Thaçi merr pjesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore

Thaçi merr pjesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore

09 shkurt 2018 10:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, ka udhëtuar për në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Dimërore në Kore të Jugut.

Gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, presidenti Thaçi do të vizitojë fshatin olimpik, ku është i vendosur ekipi olimpik i Kosovës, duke i dhënë mbështetje Albin Tahirit, i cili përfaqëson shtetin tonë në këtë olimpiadë.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në këtë olimpiadë.

Në Lojërat Olimpike në Pyeongchang të Koresë së Jugut janë duke marrë pjesë një sportist dhe shumë zyrtarë nga Kosova.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme