Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kukeli i gatshëm të marrë rolin e Mavrajt

Burim Kukeli ka thënë se është i gatshëm për të mbuluar zbrazëtirat që do të ketë Kombëtarja e Shqipërisë në repartin e mbrojtjes për ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror "Rusia 2018" kundër Italisë, shkruan sot Koha Ditore.

Qendërmbrojtësit Berat Gjimshiti e Mërgim Mavraj nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Gianni de Biasi për ndeshjen që zhvillohet të premten mbrëma në Palermo. Gjimshiti është i suspenduar, kurse Mavraj i lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe, vetëm me Arlind Ajetin në qendër të mbrojtjes, De Biasit i duhet "të shpikë" një qendërmbrojtës. Kukeli është i gatshëm të marrë këtë rol, ndonëse roli i tij natyral është në mesfushë.

Kukeli në të shkuarën është aktivizuar herë-herë në mbrojtje, atëherë kur nga ekipi është përjashtuar me të kuq ndonjëri nga qendërmbrojtësit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.