Shqipëria me dy sportistë në Pyeongchang

Shqipëria me dy sportistë në Pyeongchang

09 shkurt 2018 09:22

Dy skitarë me bazë në Itali do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore që nisin zyrtarisht të premten (sot) në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Janë Erjon Tola dhe Suela Mëhilli që do të garojnë për kuqezinjtë në Lojërat Dimërore. Të dy do të garojnë në skijim alpin, shkruan sot Koha Ditore.

Shqipëria për herë të katërt paraqitet në Lojërat Olimpike Dimërore. Në tri pjesëmarrjet e kaluara ishte shumë larg zonës së medaljeve dhe kështu pritet të jetë edhe këtë herë.

Debutimin në Lojërat Olimpike Dimërore Shqipëria e bëri në vitin 2006 në Torino të Italisë. Erjon Tola pati privilegjin të garojë në pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë.

Ai nuk përfundoi garën në sllallom, në sllallom të madh u rendit i 35-ti kurse në Super-G i 56-ti. Madje ai vend i 35-të mbetet si suksesi më i madh në karrierën e Erjon Tolës, 31-vjeçarit që punon si instruktor skijimi në Itali. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme