Kthimi i Berishës në palestrën ku u pëlqye shumë

Kthimi i Berishës në palestrën ku u pëlqye shumë

09 shkurt 2018 08:57

Dardan Berisha nuk beson se do të ketë pritje të ngrohtë në palestrën e qytetit të Wloclawekut, ku do të zhvillohet ndeshja mes Përfaqësueses së Polonisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, në kuadër të raundit të parë eliminator për botërorin "Kina 2019". Kjo ndeshje do të luhet më 23 shkurt.

Kapiteni i Kosovës, megjithatë, do të ndihet mirë në palestrën ku luajti për dy vjet (2010-2012) me fanellën e skuadrës së Anwilit dhe ku ishte ndër më të adhuruarit e tifozëve. Por tifozët polakë nga qyteti Wloclawek nuk kanë respektin e njëjtë për Berishën, siç e patën sa ai ishte në skuadrën e tyre të zemrës.

Vendimin që Berisha e mori në vitin 2012 për t'u larguar nga Anwili për t'u kthyer në Kosovë, tifozët e kësaj skuadre nuk e pritën mirë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme