Kosova me një garues e shumë zyrtarë nis rrugëtimin në Lojërat Dimërore

Kosova me një garues e shumë zyrtarë nis rrugëtimin në Lojërat Dimërore

09 shkurt 2018 08:52

Për shkak të pranimit të vonshëm në asociacionet ndërkombëtare, Kosova vazhdon të shkruajë historinë e saj në ngjarjet e mëdha sportive, shkruan sot Koha Ditore.

Pas debutimit plot sukses në Lojërat Olimpike Verore "Rio 2016", Kosova do të debutojë në versionin dimëror të ngjarjes më të madhe shumësportëshe - Lojërat Olimpike Dimërore.

"Rio 2016" u vlerësua e suksesshme për Kosovën falë medaljes së artë të xhudistes Majlinda Kelmendi, që mbuloi dështimin e sportistëve të tjerë dhe lëshimet e ndryshme në organizim.

Gjasat që Kosova të fitojë medalje në debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore, thuajse nuk ekzistojnë. Kosovën në "Pyeongchang 2018", që zyrtarisht nis të premten (sot), e përfaqëson vetëm skitari Albin Tahiri. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme