Pique i shpëton dënimit

Pique i shpëton dënimit

08 shkurt 2018 23:48

Mbrojtësi i Barcelonës nuk do të dënohet për gjestet e bëra në derbin ndaj Espanyolit.

Gerard Pique dhe reagimet e tij ndaj tifozëve të Espanyolit, ishin temë diskutimi në Spanjë gjatë tërë javës.

Mbrojtësi katalanas u vërshëllye dhe ofendua përgjatë tërë takimit nga tifozët e Espanyolit, ndërsa pasi realizoi golin e barazimit, Pique provokoi të pranishmit në stadium duke i “heshtur”.

Përkundër kësaj, Pique nuk do të dënohet nga federata dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i La Ligas, Javier Tebas, transmeton kp.

“Festimi i golit që shkaktoi ofendime, por që nuk është i shënuar në raportin e gjyqtarëve dhe që mund të shkaktojë tension, është refuzuar nga liga dhe nuk do të merren masa për protagonistin e kësaj ngjarjeje”, ka thënë Tebas.

Derbi i qytetit të Barcelonës është mbyllur në barazim 1:1.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme