Barça eliminon Valencian, në finale përballet me Sevillën

Barça eliminon Valencian, në finale përballet me Sevillën

08 shkurt 2018 23:22

Barça është kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit duke e mposhtur Valencian në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 0-3.

Në udhëtim te Valencia skuadra katalunase fitoi me rezultat prej 0-2, raporton Koha.net.

Golin e parë në këtë takim, dhe në fanellën e Barcelonës, e shënoi mesfushori brazilain Philippe Coutinho kur po zhvillohej minuta e 49 pas asistimit nga Luis Suarez.

Suarez asistoi edhe në golin e dytë për Ivan Rakitiqin në minutën e 82.

në finale të Kupës së Mbretit do të përballet me Sevillën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme