Infantino e Ceferin urojnë Dukën

Infantino e Ceferin urojnë Dukën

08 shkurt 2018 22:15

Në drejtim të Presidentit të rizgjedhur të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kanë ardhur urimet e para nga dy krerët më të lartë drejtues të futbollit europian dhe botëror. Lajmin e bën të dituar vetë federata shqiptare përmes një postimi në faqen zyrtare.

Fillimisht ka qenë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i cili menjëherë pas përfundimit të votimit, ka telefonuar Duken duke e uruar për fitoren si dhe duke vënë theksin se bashkëpunimi për projekte të përbashkëta mes FSHF-së dhe UEFA-së do të vazhdojë të jetë akoma edhe më i ngushtë mes palëve. Ceferin gjithashtu në telefonatën e tij ka komplimentuar Dukën për mbarëvajtjen normale të punimeve, transmeton SS.

Kreu i futbollit vendas është uruar gjithashtu përmes një tjetër bisede telefonike dhe nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Gjithashtu dhe zvicerani përgëzoi Dukën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të asamblesë, teksa rikonfirmoi thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Po kështu edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino zhvilloi një bisedë telefonike urimi me presidentin Duka për votëbesimin që i dha sërish asambleja. Edhe kreu i FIFA-s përgëzoi Dukën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë dhe njëherësh rikonfirmoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme