Manolas: Roma po e ndjen presionin

Manolas: Roma po e ndjen presionin

08 shkurt 2018 21:02

Kostas Manolas thotë se Roma ka filluar të ndjejë presionin, ndërsa thekson se nuk është mësuar të mos fitojë.

Me fitoren ndaj Hellas Veronës në xhiron e kaluar, Roma kishte përfunduar fazën prej shtatë ndeshjeve pa fitore në ligë, transmeton Koha.net.

“Festova aq shumë pas fishkëllimës së fundit pasi nuk kishim fituar qe një kohë të gjatë. Ndjenim shumë presion në zhveshtore dhe në stadium. S’jam mësuar që të mos fitoj. Fatmirësisht ia dolëm pasi patëm vështirësi në 30 minutat e fundit me një lojtar më pak në fushë. Nëse e mposhtim Beneventon të dielën do të na ndihmojmë të rikthehemi dhe të sjellim Romën aty ku i përket”, është shprehur ai, raporton Football Italia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme