Reedie: Rusia duhet të formojë sistem anti doping Foto: Reuters

Reedie: Rusia duhet të formojë sistem anti doping

08 shkurt 2018 20:33

Presidenti i Agjencisë Botërore Anti-Doping, Craig Reedie, u ka thënë gazetarëve të enjten në Lojërat Dimërore se Rusia duhet ta bëjë reforma në sistemin e vet anti-doping, nëse dëshiron të kthehet në shoqatën olimpike.

Të njëjtat fjalë u ripërsëritën edhe nga numri dy, drejtori i përgjithshëm, Olivier Niggli, i cili e paralajmëroi Rusinë që të mos e hedh poshtë mundësinë për t’i përmirësuar gjërat, transmeton KTV.

Ai thotë se luftojnë që të kenë më shumë sportistë në Lojërat e Pyeongchangut në Korenë e Jugut.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme