CAS-i vendos të premten fatin e sportistëve rusë Foto: AFP

CAS-i vendos të premten fatin e sportistëve rusë

08 shkurt 2018 20:23

Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka thënë të enjten se vendimi për 47 sportistët dhe trajnerët rus të cilëve u është ndaluar pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, do të vendoset të premten.

Gjykimi filloi për 32 sportistë të mërkurën në një seancë dëgjimore, por më pas inkorporoi një apel edhe për 15 sportistë dhe trajnerë, transmeton KTV.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës së Arbitrazhit për Sport, Matthieu Reeb, u tha gazetarëve se pavarësisht apelit edhe për 15 sportistët tjerë të shtuar, të gjitha palët e përfshira janë ndarë të kënaqur me procesin.

Nga 15 të shtuarit në këtë listë të mërkurën, të përfshirë janë edhe skitari Alexander Legkov, i cili e fitoi të artën në stilin e lirë 50 km dhe të argjendtën në garën 4 herë nga 10 km me stafetë në Lojërat e Sochit në vitin 2014-të, si dhe sportistja në skeleton, Elena Nikitina, që e fitoi të bronztën.

Këta sportistë janë të dënuar përjetë nga Lojërat Olimpike për përdorim të substancave të ndaluara në Sochi, ndërsa çështja u dërgua nga CAS javën e kaluar. Edhe nëse dalin të pafajshëm, sportistët rus me shumë gjasë nuk do të kenë mundësi të paraqiten në Korenë e Jugut, në Pyeongchang. Sidoqoftë, ata do të mund të garojnë vetëm me ftesa, si neutral.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme