Prishtina dhe Bashkimi me basketbolliste të huaja Foto: Ilustrim

Prishtina dhe Bashkimi me basketbolliste të huaja

08 shkurt 2018 20:19

Klubet basketbollistike të femrave, Pro Bet Prishtina dhe Bashkimi, kanë paraqitur për regjistrim basketbolliste ndërkombëtare.

Pro Bet Prishtina ka kërkuar regjistrimin e amerikanes Monasia Bolduc, e cila së fundmi është paraqitur në Ligën NCAA.

Ndërkohë, Bashkimi ka kërkuar regjistrimin e dy amerikaneve, Anastasia Williams dhe Khadija Brown, që luajtën në Ligën e Femrave të Meksikës, transmeton KTV.

Lojtaret e lartpërmendura mund të regjistrohen në FBK, dhe të paraqiten me klubet respektive pas plotësimit të kritereve në bazë të rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme