Stoichkov: Nuk e shoh Neymarin te Reali, s’mund të fitojë ashtu si te Barça Foto: Reuters

Stoichkov: Nuk e shoh Neymarin te Reali, s’mund të fitojë ashtu si te Barça

08 shkurt 2018 20:04

Neymeri nuk mund të rikthehet në La Liga dhe të kalojë ndarjen e El Clasicos, sipas ish-sulmuesit të Barcelonës Hristo Stoichkov.

Në verën e vitit të kaluar braziliani u largua nga Barcelona drejt PSG-së për çmimin rekord 222 milionë euro, transmeton Koha.net.

Përkundër që raportohet se ai nuk është i lumtur në Paris dhe është lidhur me një kalim te Real Madridi, Stoichkov ka shpjeguar se pse nuk e sheh një gjë të tillë të ndodhë.

“Nuk e shoh atë të përfundojë te Real Madridi apo të luajë për ta. I uroj çdo të mirë në të gjitha ato që bën por nuk mendoj se ai do të fitonte gjithçka ashtu siç bëri te Barcelona”, është shprehur ai për Radio Marca.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme